Xhudistja ​Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Xhudistja kosovare po vazhdon ëndrrën për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të këtij kompeticioni pasi që në raundin e dytë mposhti holandezen Juul Franssen, përcjell KosovaPress.

Fazliu, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, e nisi raundin e parë kundër xhudistes gjermane Dena Pohl, dhe e vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, duke e eliminuar holandezen Franssen.

Në çerekfinale, Fazliu pret rusen Daria Davydova./KosovaPress

Read Previous

Opozita reagon ndaj nisjes së hetimeve për “zbulim të fshehtësisë” në sigurimin e vaksinave

Read Next

Mario Mandzukic dhuron pagën e muajit mars për bamirësi