Xhemajl Rexha zgjidhet kryetar i ri i AGK-së

Xhemajl Rexha nga Kanal10 është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rexha, u zgjodh në krye të AGK-së me 171 , duke lënë pas kandidatin tjetër Arton Mulliqi, i cili mori 146.

Ai tha se është nder kjo fitore për të duke premtuar se do të punojë për të gjithë kolegët.

Gentiana Begolli, e cila ka ushtruar këtë detyrë i uroi suksese kandidatit të zgjedhur.

Read Previous

Vuçiq: Jam i shqetësuar, s’e di se çfarë do të bëjmë, Kurti është kthyer në shekullin e 19-të

Read Next

Për shkak të festës, nesër nuk do të ketë vaksinim në Gjakovë