Gripi është infeksion i përvitshëm që është gjithmonë në mesin tonë. Në këtë periudhë tek fëmijët sipas pediatrit Gëzim Xharra shfaqen disa viruse të zorrëve. Më i shpeshti si virus është herpangina e cila përhapet kryesisht në gojë dhe hand foot mouth disease apo sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës, e cila fillon dhe përhapet fillimisht në gojë.
Nëse paraqitet sëmundja dhe fëmija nuk ka ndryshime në gojë mund të kemi të bëjmë me variant tjetër të virusit i cili prek trurin, por që kjo ndodh në raste të rralla, teksa shton se ky virus ishtë i madh 30 nanometra dhe shpesh ndërron formë andaj është e vështirë të punohet vaksina kundër tij.
Si për shumicën e viruseve çelësi për t’u mbrojtur është pastërtia. Larja e duarve, pastërtia dhe dezinfektimi janë komponentët kryesor që do të duhej të aplikoheshin vazhdimisht.