Xavi: Rinovimi zyrtarizohet së shpejti, nuk jam problem për klubin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Real Betisit në kampionat, ku pyetja kryesore e medieve spanjolle ishte e ardhmja e teknikut 43-vjeçar:

“Kam folur me presidentin dhe me drejtorin Deco, trajneri duhet që të ketë vazhdimësi në fitimin e titujve dhe jo në kontrata të gjata. Nuk do të jem problem për klubin. Kemi një skuadër fantastike, rinovimi im do të bëhet zyrtar së shpejti, nuk kam dyshime.

Më tej tekniku katalanas u ndal te talenti 16-vjeçar Lamie Yamal, që bëri debutimin e tij me përfaqësuesen e Spanjës, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës:

“Lamine trajtohet njësoj si gjithë të tjerët. Deri para pak kohësh nuk kishte ende siguri të përfshihej në grumbullime për ndeshjet, tani është komplet e kundërta. Më pëlqen pasi është një lojtar me personalitet, deri më tani është në rrugën e duhur-mbylli deklaratën e tij trajneri Xavi Hernandez, në prag të ndeshjes Barcelona-Real Betis, e vlefshme për javën e 5-të të La Ligas. /SuperSport.al/

Read Previous

Rregullatori i BE-së dënon TikTok me 368 milionë dollarë gjobë për shkeljen e ligjeve të privatësisë

Read Next

Pochettino zbulon se kur pritet të rikthehet në fushë Armando Broja