Xavi: Gara për titull në La Liga nuk ka përfunduar, ka edhe 17 ndeshje për t’u luajtur

Barcelona ka mposhtur 1:0 Villarrealin në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll dhe me një ndeshje më shumë tani ka 11 pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Trajneri i ekipit më të fortë katalanas nuk është aspak dakord që gara për titull në Spanjë ka përfunduar.

Real Madridi do të kompensojë deficitin në ndeshjen me Elchen.

Ky nuk është një avantazh që garanton paqen, është i sigurt trajneri i Barçës, i vetëdijshëm se klubet kanë edhe 17 xhiro për të luajtur.

“Një epërsi e pakapshme në garën për titull? Aspak. Ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Por ne jemi të lumtur, jemi në një seri të mirë dhe po luajmë mirë,” tha Xavi pas fitores kundër Villarrealit në të cilën Barça siguroi tre pikët me golin e Pedri në minutën e 18-të. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Hyundai nën hetim për punësimin e fëmijëve në fabrikat amerikane

Read Next

Moti në Gjakovë