Vuçiq: Ne duam paqe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot në një konferencë pas takimit që pati me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Nga Nishi, presidenti serb pranoi se janë afër zgjidhjes së një marrëveshjeje me Kosovën për çështjen e targave, dhe se duan paqe.

Ai tutje ka thënë se nuk qesin kushte dhe se dialogu i Bashkimit Europian është themeltar.

Ndryshe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka bërë të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiq që Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pa e zgjidhur çështjen me Kosovën.

Read Previous

Bashkimi Evropian mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit

Read Next

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat