Vritet një person në Kijevë të Malishevës, arrestohet i dyshuari

Një person është vrarë sot në orët e paradites në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.

Rastin për TV Syrin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai njoftoi se i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, tha Elezaj.

Read Previous

A do të ndalohet TikTok-u në Kosovë?

Read Next

Del në ankand koleksioni privat i Freddie Mercury