Vritet një person në Gjilan

Një person nga fshati Dobërçan i Gjilanit ka mbetur i vdekur këtë mbrëmje pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Në lidhje me rastin për Klankosova.tv ka folur drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, i cili potencoi se viktima ka qenë 29-vjeçar teksa ishte dërguar në spital me shtatë plagë.

“Personi me inicialet A.B, i lindur 1994, 29-vjeçar nga fshati Dobercan, ka ardhur në Spitalin e Gjilanit me shtatë plagë në trupë, dhe në spital është sjellë në gjendje pa shenja jete”, ka thënë Emini për Klankosova.tv

Ndërkohë rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani bëri me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”, ka theksuar Osmani.

“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”./KlanKosova/

Read Previous

Associated Press e quan Ramën “aleat kyç” për menaxhimin e krizës së emigrantëve në brigjet e Evropës

Read Next

Shqiptarët sërish të ndarë në zgjedhjet në Serbi, do të garojnë me dy lista