Vriten civilë dhe punëtorë në sulmet ndaj qendrave mjekësore në Ukrainë, reagon drejtori i OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, të cilat rezultuan në vdekje dhe lëndime të shumta, tha shefi i agjencisë.

Raportet shtesë janë duke u hetuar, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në Twitter të dielën.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, shtoi ai.

/GazetaExpress/

Read Previous

Johnson: Putini po sillet siç sillej Millosheviqi në vitet e fundit, po e bën gabimin e njëjtë katastrofik

Read Next

14 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Danimarkës