Vrasja e Liridona Murselit, policia konfiskoi një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë

Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast.

“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, 30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. /Telegrafi/

Read Previous

Sot hidhet shorti për Euro 2024, Shqipëria mëson kundërshtarët e saj

Read Next

Kufizimi i komunikimeve për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, flet mbrojtja e Thaçit