Intervale me diell e vranësira të mërkurën. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu.
Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e mërkurë në vend.
Megjithëse mbetet ngrohtë, e fillimisht edhe me intervale me diell, pasdite vonë me zhvillime të vranësirave, priten edhe rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullimë në pjesë të vendit. Temperaturat minimale 7C e 9C, e maksimalet shkojnë deri në 22C e 24C.
Rrebeshe të shiut ka gjasa të shtrihen mbi vend orëve të mëngjesit të ditës së enjte, me mundësi të shfaqen edhe nga mesdita.
Të premtën më shumë vranësira, e kohëpaskohe me të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 15C. Reshje lokale shiu pritet të ketë edhe përgjatë fundjave, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell.