Voton Kusari-Lila: Kjo është ditë e bukur për demokracinë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në Gjakovë.

Kusari, duke ftuar qytetarët e kësaj komune që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, tha se kjo është një ditë e bukur për demokracinë.

“Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë sepse qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin”.

“Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. Ftoj qytetarët që të dalin, pak minuta votim janë katër vjetët e ardhshme”, është shprehur ajo.

Ajo ka komentuar edhe takimin e së shtunës me Kryeministrin Albin Kurti në Gjakovë, duke thënë se Kurtin e ka mik dhe se diskutimi ishte për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor.

Read Previous

Qendra e votimit 0209C, ka filluar procesin e votimit

Read Next

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit