Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të muajit do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila shtoi se ajo do të dërgojë në këto shtete një mesazh të fortë për procesin e anëtarësimit në BE.
“Von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të muajit “për të dërguar sinjal të fortë për angazhimin tonë për procesin e anëtarësimit”,ka shkruar Pisonero.
/KlanKosova.tv/