Von der Leyen: Kosova e ka rikonfirmuar edhe një herë se ka përmbushur kriteret për vizat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ajo, pas takimit që pati sot me presidenten Vjosa Osmani në një konferencë për media, deklaroi se qytetarët dhe institucionet e Kosovës mund të llogarisin edhe në të personalisht për procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova e ka rikonfirmuar edhe një herë se ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave”, është shprehur ajo.

/KlanKosova/

Read Previous

BE-ja premton 500 milionë euro ndihmë për të përmirësuar infrastrukturën energjetike në Ballkanin Perëndimor

Read Next

Gjithçka në fshehtësi të plotë, kreu i CIA-s ka udhëtuar në Ukrainë në fillim të këtij muaji