Von der Leyen: BE pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Europian pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë, sipas The Guardian.

Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb më shumë, për të zbehur kapacitetin e saj kundër Ukrainës. Dhe mund të them se po punojmë me shpejtësi për një paketë të 9-të të sanksioneve”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës, së bashku me G7 dhe partnerë të tjerë. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe të marrë fund lufta e tij  e paligjshme dhe barbare”, tha ajo.

/abcnews.al

Read Previous

​Muja: Marrëveshja e arritur dje manifeston ndryshim thelbësor në pozitën e Kosovës karshi procesit të normalizimit

Read Next

Një grup pro-Kremlinit besohet se kreu sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian