​Muja: Marrëveshja e arritur dje manifeston ndryshim thelbësor në pozitën e Kosovës karshi procesit të normalizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka ftuar partitë opozitare për konsensus nacional në këtë periudhë që ai e ka quajtur jetike për vendin. Ai ka thënë se opozita duhet të mbështesë qeverinë drejt avancimit të interesave të vendit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Muja ka thënë se Kosova dhe Serbia në ditët në vijim fillojnë diskutimet në lidhje me hapat e ardhshëm të propozimit të BE-së për normalizim të plotë.

Muja shtoi se sipas përfaqësuesit të BE-së, rezultatet e propozimit duhet të paraqitën para marsit 2023.

“Ashtu siç ka insistuar kryeministri Kurti palët në ditët në vijim do të fillojnë diskutimet në lidhej me hapat e ardhshëm të propozimit për normalizim të plotë të marrëdhënieve të prezantuar këtë shtator nga BE-ja dhe të mbështetur nga Franca, gjermania dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas përfaqësuesit të BE-së rezultatet e propozimit duhet të paraqitën para datën mars 2023”, ka thënë Muja.

Ai ka thënë se ngjarjet e fundit dhe marrëveshja e arritur dje për targat manifestojnë një ndryshim thelbësor në pozitë ne Kosovës karshi proceseve rajonale, dhe atij të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ngjarjet e vitit të fundit por edhe marrëveshja e arritur dje manifestojnë një ndryshim thelbësor në pozitën e Kosovës karshi proceseve rajonale dhe atij të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Fillimisht ndryshimi diskursiv, respekti për juridiksionin e Kosovës, afatet e precizuara dhe mekanizmat e zbatimit janë gjëra të reja krahasuar me marrëveshjet e kaluara. Propozimi i fundit i BE-së nuk duket të jetë vetëm një propozim apo nonpaper por duket se është i inkorporuar si kornizë zyrtare e BE-së në procesin e anëtarësimit, prandaj është e rëndësishme të nxjerrim rezultatin me të mirë përmes përgatitjeve, konsensusit dhe aleancave”, ka thënë Muja.

Muja ka thënë se Serbia është akter i paparashikueshëm dhe i pandershëm në raport me Kosovën.

“Serbia është akter i paparashikueshëm dhe i pandershëm në raportet me Kosovën, për këtë arsye kërkohet mbështetje. Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur çdo përpjekje të vendosjes së autoritetit të Kosovës dhe zbatimit të rendit dhe ligjit, kërkojmë nga opozita që recirpokojë këtë parim të rëndësishëm për avancim të interesave të vendit. Qeveria duhet të kritikohet dhe gjykohet në rast se heq dorë nga zbatimi i ligjshmërisë apo shkel kushtetutën, pro detyra për të mbështetur Kosovën, për shtirje të sovranitetit nuk është fakultative as për pozitën as për opozitën. Dëshiroj të ftoj të gjitha forcat opozitare të kontribuojnë aktivisht në arritjen e konsensusit nacional në një periudhë jetike për vendin”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes. /KosovaPress/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Von der Leyen: BE pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë