• 9 December, 2022

Një grup pro-Kremlinit besohet se kreu sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Evropian

The troll factory. Hackers are sitting at laptops and computers on an abstract background, attacking and hacking corporate servers with a virus, a place for text 6.

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian, pasi ligjvënësit e këtij institucioni e kanë shpallur Rusinë si shtet që sponsoron terrorizëm, ka thënë udhëheqësja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm kibernetik të sofistikuar. Një grup pro-Kremlinit e ka marrë përgjegjësinë”, ka thënë Metsola përmes një postimi në Twitter.

“Ekspertët tanë të teknologjisë informative janë duke punuar dhe duke mbrojtur sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne shpallëm që Rusia është shtet që sponsoron terrorizëm. Përgjigja ime është: Lavdi Ukrainës”, ka thënë ajo.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, ligjvënësit kanë marrë këtë vendim për Rusinë, duke thënë se sulmet ushtarake të Moskës ndaj shënjestrave civile dhe në infrastrukturë të energjisë, spitale dhe shkolla, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ky vendim konsiderohet simbolik, pasi Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë kornizë ligjore për të vepruar më tutje.

Blloku evropian veçse ka vënë sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/

Read Previous

Von der Leyen: BE pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë

Read Next

Kurti: Ajo që ndodhi mbrëmë në Bruksel nuk është marrëveshje, por dakordim