Von Cramon: Shpallja e Pavarësisë, testament i përpjekjeve të palodhshme të presidentit Rugova

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e saj, ajo ka veçuar përpjekjet e presidentit Ibrahim Rugova në rrugën drejt arritjes së mëvetësisë.

“Më 17 shkurt, kujtoj edhe presidentin e ndjerë Rugova dhe lidershipin e tij vizionar. Deklarata e pavarësisë në 2008 është testament i përpjekjeve të palodhshme të Rugovës dhe shpirt e qëndrueshëm të popullit të Kosovës”.

“Vizioni i tij për një Kosovë demokratike dhe përfshirëse, për një Kosovë multietnike, ku të gjithë qytetarët jetojnë të lirë nga frika dhe diskriminimi, shtruan themelet për kombin që festojmë sot”, tha von Cramon, mes tjerash.

/GazetaSinjali/

Read Previous

McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve, fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë

Read Next

Autorja Vjollca Kuqi promovon librin “Vallëzimi i Amazonave Bohemiane”