Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret që Plani evropian të shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, raporton Deutsche Welle.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosovën nuk e njohin ende Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro e Greqia.
Von Cramon beson se me marrëveshjen kjo do të ndryshonte dhe do të hapej formalisht rruga e Kosovës drejt BE-së.
“Edhe nëse mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në dhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Von Cramon për “Deutsche Wellen”.
Von Cramon të martën në “Twitter” ka thënë se “e mirëpret pranimin e propozimit-marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Duhet kurajë, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”, ka thënë Von Cramon. /DW