Vodhën tre bidonë naftë, policia arreston katër persona

Katër persona janë arrestuar në fshatin Lupç të Podujevës pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 03:35, njofton policia.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur derivate të naftës. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë sekuestruar një veturë e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në rast dhe tre bidonë me naftë rreth 90-litra”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Nagavci dënon dhunën ndaj trevjeçarit: Do të ndërmarrim masa pasi të pranojmë raportin nga Inspektorati i Arsimit

Read Next

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza