Vlera e transferimit të Lamal Yamal është rritur në qiell pas një turneu sensacional të Euro 2024 me Spanjën.
Fëmija i mrekullueshëm i Barcelona-s hyri në turne si 16-vjeçar dhe shijoi një fushatë fantastike, e cila përfundoi me “La Roja”-n duke mposhtur Anglinë në finale për të fituar një Euro të katërt.
Yamal, i cili mbushi 17 vjeç pak para finales, dha asistimin e tij të katërt në turne kur pasoi për Nico Williams në Berlin. I riu shënoi ndoshta golin më të mirë të kompeticionit kundër Francës dhe me meritë u emërua lojtari më i mië i ri i turneut.
Yamal duket se do të jetë gjëja tjetër e madhe në futbollin botëror dhe Barcelona tashmë ka lëvizur për t’i dhënë atij numrin e vjetër të fanellës së Lionel Messi-t.
Dhe në mënyrë të pabesueshme, ngritja e bujshme e Yamal ka rezultuar në një vlerë rekord tregu.
Në përditësimin e tyre të fundit, uebsajti i njohur “Transfermarkt” u dha 35 lojtarëve nga Euro 2024 një rritje në vlerën e tyre. Por është përsëri Yamal ai që ka kapur titujt. Pas një sezoni me shtatë gola me Barçën, ai shkoi në turneun me vlerë 90 milionë euro.
Por vlera e tij tani qëndron në 120 milionë euro, që do të thotë se Yamal bëhet lojtari i parë nën 19 vjeç që ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro në “Transfermarkt”.
“Yamal ishte një emër i njohur për shumicën e tifozëve të futbollit, por tani e gjithë bota e njeh atë”, tha Tobias Blaseio, eksperti i vlerave të “Transfermarkt” për Spanjën.
“Lojtari i ri më i mirë i turneut, asistenti më i mirë në të gjithë turneun. Në moshën 17-vjeçare, ai ka thyer një numër rekordesh dhe ka dhënë një kontribut vendimtar në titullin e Kampionatit Evropian, veçanërisht në gjysmëfinale dhe në finale”.
Në tetor 2023, Barcelona ra dakord për një marrëveshje të re me Yamal, duke e pasur atë deri në vitin 2026 dhe duke përfshirë një klauzolë lirimi 1 miliard euro.
Megjithatë, zhvillimet e fundit nga gazeta “Sport” pretendojnë se agjenti i Yamal Jorge Mendes po lobon që ai të marrë një rritje të pagave si pjesë e një kontrate të re. /Albanianpost.com