Vjosa Osmani pranon detyrën e presidentes

Vjosa Osmani ka pranuar detyrën e presidentes së Kosovës në ceremoni të mbajtur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në pranimin e detyrës  kanë qenë edhe trupat e Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para të cilës kanë parakaluar Osmani e Konjufca.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, si dhe  bashkëshorti i Osmanit me dy vajzat binjake.

Osmani është zgjedhur presidente të dielën më 71 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës./Ekonomiaonline

Read Previous

​Ministri Aliu mbërrin në Gjykatë, pritet të nisë gjykimi ndaj tij

Read Next

Vuçiq: Deklaratat nga Prishtina nuk janë inkurajuese, ata duan njohje të madhe