Vjosa Osmani: Kërkesa jon parësore do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesa parësore e institucioneve të Kosovës do të jetë zbardhja e fatit  të zhdukurve me dhunë, raporton Ekonomia Online.

Ajo në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, 27 prilli, pas homazheve te memoriali i të zhdukurve afër Kuvendit, që ka bërë së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se liria e Kosovës do të ketë kuptim vetëm atëherë kur fati i 1600 të zhdukurve kur të kthehen njerëzit tanë.

“Sot gjithë Republika e Kosovës bashkndien me familjaret e 1600 personave të zhdukur me dhunë .

“Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur të kthen njerëzit tanë, a të ditë kur plaga e atyre familajërëve që është edhe e jona do të mbyllet, apo do të fillojë të shërohet. Kërkesa jon parësore themelore e do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve”, tha Osmani./eo/

Read Previous

Presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti nderojnë të zhdukurit

Read Next

Glauk Konjufca: S’mund të ketë liri pa drejtësi