Vjedhje e rëndë në mes të ditës në Gjakovë, hajnat futen në shtëpinë e një mërgimtari

Dje në mesditë, hajnat janë futur në shtëpinë e një mërgimtari, në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ku dyshohet se kanë vjedhur mijëra euro para të gatshme dhe stoli ari.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Sinjali ka mësuar se të dyshuarit kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte 4 mijë euro para të gatshme dhe 4 mijë euro stoli ari (një lirë, një orë dore dhe një unazë fejese).

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin bëhet e ditur se rasti është hapur si “Vjedhje e rëndë”.

/Gazeta Sinjali/

Read Previous

Nuk i shpëtuan legjendës, liderët e G20-së hedhin monedha në fontanën Di Trevi

Read Next

Vjen reagimi i parë i Agron Kuçit pas arrestimit të djalit për dyshime për dallavere me vota