Vitia takohet me Manastirliun: Kemi shumë çka t’i japim Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të hënën ka zhvilluar një takim me homologen e tij nga Shqipëria Ogerta Manastirliu, me të cilën ka diskutuar për të rritur bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë mes dy vendeve.

Përmes një komunikate për media nga ministria e Shëndetësisë është thënë se vizita e Vitisë vjen për shkak se do të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi për vendet e rajonit.

Manastirliu, gjatë këtij takimi deklaroi se është kënaqësi që në vigjilje të Kongresit të Shëndetësisë, është i pranishëm ministri Vitia.

“Është mundësi e mirë për të shkëmbyer praktikat e mira të vendeve tona, por mbi të gjitha për të vlerësuar bashkëpunimin dhe vëllazërinë që ne kemi”.

“Nuk na ka munguar kurrë, nuk do të mungojë kurrë në kohë të mira dhe në kohë të këqija, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë, kemi qenë pranë njeri tjetrit dhe do të vazhdojmë të jemi pranë njeri tjetrit. Ne po bashkëpunojmë dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë në forcimin  dhe fuqizimin e sistemeve tona shëndetësore”, tha ministrja Manistrliu.

Vitia gjatë qëndrimit të tij vizitoi edhe klinikën infektive dhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme për të cilin theksoi se kjo klinikë mund të njihej nga jashtë, por jo edhe nga brenda shkaku i investimeve që e kanë transformuar në tërësi.

“Unë edhe sot me endje e kujtoj se si na kanë pritur këtu, kur na larguan nga objektet tona në regjimin e Millosheviqit dhe ngrohtësia që kemi gjetur te ju, pa dallim, ka qenë e veçantë për ne në ato kohë të vështira”.

“Dhe, natyrisht, ajo që vazhdon të më bëj edhe më të lumtur është kur shoh pacientë nga Malësia e Gjakovës në ketë anë, e po ashtu nga Kukësi në Prizren”.

Sipas Vitisë, vetëm kështu mund të sjellën shembuj në arsim e shëndetësi ai tutje u shpreh se “kemi shumë çka i japim njëri tjetrit sepse jemi një”. /Albanianpost.com

Read Previous

Krasniqi në Prekaz: Sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së

Read Next

BE-ja dhe Qeveria ndajnë 45 bursa të reja për studime master në Evropë për të rinjtë nga Kosova