Portieri i Tiranës dhe Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Gardiani do të jetë pjesë e klubit turk të Hatayspor-it, që luan në elitë, pra Superligë.
Bekaj ka nënshkruar për tre vite me Hatayspor-in dhe është prezantuar në skuadrën e re gjatë kësaj të shtune të 8 korrikut.
Ish-portieri i Prishtinës u prezantua në prani të legjendës së portës turke, Volkan Demirel, tashmë drejtori teknik i Hatayspor-it.
/albanianpost/