Vinicius më i shtrenjti në botë

Vinicius Jr. of Real Madrid dribbles in the La Liga game against Barcelona at Estadi Olimpic Lluis Companys in Barcelona, Spain, October 28, 2023. /CFP

Vinícius Júnior konfirmon potencialin e tij edhe jashtë fushave të lojës. Braziliani ka marrë zyrtarisht titullin e futbollistit më të shtrenjtë në botë. Sipas Transfermarkt, 24-vjeçari vlerësohet me 200 milionë Euro, duke e vendosur atë në një nivel me sulmuesin e Manchester City dhe Norvegjisë, Erling Haaland.

Në vitin 2017, Real Madridi e bleu atë për 45 milionë Euro, një marrëveshje që u cilësua si tepër e lartë për një 16-vjeçar.

Megjithatë, Vinícius e justifikoi shpejt investimin, duke marrë përdore skuadrën spanjolle dhe kombëtaren e Brazilit. Me tre tituj të La Ligës, një titull të Copa del Rey dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, Vinícius ka fituar shumë në këtë sport që nga viti 2018.

Ylli i Real Madrid konsiderohet edhe si kandidat potencial, por edhe favorit për të fituar trofeun individual “Topi i Artë”. /tvklan.al

Read Previous

Osmani fton në takim Jasharin dhe Maqedoncin pas raportimeve për shujtat në FSK

Read Next

BE-ja dënon shkeljen e të drejtave të ujgurëve nga Kina