Ekipet e Emergjencave Civile, si edhe efektivë nga Forcat e Armatosura, kanë vijuar të angazhohen për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht sipas autoriteteve nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.
Sipas një njoftimi nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.
Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.
Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh.
/albanianpost/