Palestra është vendi ku ai shkon pothuajse cdo ditë. Përgatitja fizike është po aq e rëndësishme sa ajo psiqike, për sportin me të cilin merret Vigan Shehu. Bodybuilderi nga Gjakova në këtë fundjavë ka rrëmbyer titullin e Kampionit Mbarëkombëtar në Bodybuilding, garë kjo që u mbajt në Tiranë. Vigani ka disa vite që ka filluar të merret me këtë sport dhe ambiciet e mëdha po e shtyjnë atë që të tregojë suksese në arenën ndërkombëtare.
Përkushtimi i lartë dhe kujdesi ndaj ushqimit janë rregullat strikte që duhet të ju përmbahesh me saktësi thotë Vigani i cili këtë sport e filloi si një dëshirë për të rregulluar fizikun, e për të larguar stresin.
Titulli i kampionit është është shumë domethënës për të dhe motivues për të vazhduar tutje. Ku bëri të ditur se shumë shpejt ai do ta përfaqësojë Kosovën në gara të tjera ndërkombëtare.
Mendja e shëndoshë është pjesë e trupit të shëndoshë, thotë bodybuilderi gjakovar i cili fton grupmoshat e reja që të merren me çfarëdolloj sporti. Përkushtimi dhe sakrifica e tij bën të kuptosh se secili sportist duhet ta di se pavarsisht sfidave për të arritur sukses, nevojitet disiplinë e hekurt.