Një grua ka raportuar në polici se janë vjedhur paratë për bamirësi në një tyrbe në Gjakovë.
Në komunikatën e policisë thuhet se :
“Më datë 25.02.2022 Stacioni policorë në Gjakovë ka pranuar njoftim për vjedhje të ndodhur në një tyrbe të qytetit.
Patrulla policore me të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur që një dritare e objektit ishte e dëmtuar përmes të cilës dyshohet se personi i panjohur kishte depërtuar brenda.
Sipas ankueses ( pronares së tyrbes) në objekt mungonte pakoja me paratë për bamirësi, vlerën e të cilave nuk mund ta dijë. Nuk ka ndonjë person të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalur njësia e hetimeve si dhe është njoftuar prokurori kujdestar.
Njoftoj për Tv Syrin, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i informimit në drejtorinë e policisë në Gjakovë