Pak orë pas fitimit të titulli kampion në La Liga nga ana e Barcelonës, në rrjetet sociale po qarkullon një video që është xhiruar para se të niste sezoni 2022-2023. Në këtë video shihet trajneri Xavi që i flet skuadrës së tij para ndeshjes së parë sezonale ndaj Rayo Vallecano.
Një video inkurajuese e motivuese drejtuar skuadrës, që duket se ka dhënë efekt, duke parë që katalanasit u shpallën kampionë 4 javë para përfundimit të sezonit të rregullt. “Me këtë ekip duhet të fitojmë La Liga. Këtë vit nuk mund të na ikë titulli nga duart, duhet ta fitojmë”, thotë Xavi në videon e regjistruar në gusht.
“Djema, çdo ndeshje do të jetë një betejë e ndyrë, ndaj duhet të lini lëkurën në fushë për këtë fanellë, për shokët tuaj që nuk luajnë, për stemën që përfaqëson ky klub. Pasi është një privilegj të luash me Barcelonën. Duhet të jepni jetën tuaj në fushë djemta, të vdisni. Me këtë ekip duhet të fitojmë trofe, veçanërisht kampionatin”, shprehet Xavi. /Telesport.al