VIDEO/ Momenti kur disa turistë i mbijetojnë shembjes së një mase shkëmbore në një plazh të Anglisë

Turistët në bregun jugor të Anglisë kanë arritur që për mrekulli ti shmangen një tragjedie pasi një shkëmb në plazhin West Bay është shembur.

Mediat e huaja shkruajnë se nga shembja kanë rënë tonelata gurë në afërsi të bregut.

Shembja e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet mund të ndodhin në çdo kohë”, ka thënë Këshilli i Dorset pas incidentit.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale shikohet momenti që turistët shpëtojnë për mrekulli.

Autoritetet u janë përgjigjur informacioneve ku theksojnë se kanë dërguar një roje, për të kontrolluar zonën dhe për t’u siguruar që sinjalistika përkatëse të mbetej e vendosur rreth shtegut bregdetar. /abcnews.al

Read Previous

Parqet më të bukura natyrore të Evropës

Read Next

Pse janë të rëndësishme zbulimet arkeologjike në liqenin e Ohrit