Një motoçiklist nga Florida “ka mësuar leksionin e jetës” kur vendosi ta filmojë veten duke vozitur motoçikletën me shpejtësi prej 225 kilometra dhe u përplas, veprim ky që për pak sa nuk i kushtoi me jetë.
Motoqiklisti që e quan veten “Street Demon PC”, u bë i famshëm për postimin e videove të shumta në internet, ku në videon e fundit shihet sesi rrit shpejtësinë dhe përplaset direkt me një veturë që ishte para tij duke e goditur në pjesën e pasme.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ai lëre që u përplas me veturë, por edhe kamioni që vinte nga pas e goditi dhe e futi nën rrota siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.
Për fat të mirë i shpëtoi vdekjes, por pësoi shumë lëndime dhe mbi 20 kocka të thyera i janë zbuluar në rëntgenografi.
Megjithatë ai pranoi se pasi të shërohet plotësisht do t’i rikthehet vozitjes së motoçikletës, por jo sikurse kishte vepruar deri në ditën kur u përplas. /Telegrafi/