VIDEO/ Bayern Munich, përplasja fizike Mane-Sane, sulmuesi gjerman mbulon fytyrën prej shenjave

Ditën e djeshjme është raportuar nga shumë medja të huaja se në dhomat e zhvejes së Bayern Munich në ndeshjen kundër Manchester City, ka pasur një përplasje fizike me Sadio Mane dhe Leroy Sane. Thuhet se ish-lojtari i Liverpool ka goditur me grusht lojtarin gjerman.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, dyshja pati një debat në fushën e “Etihad” dhe pas përfundimit të sfidës, Mane është ankuar për mënyrën se si ylli gjerman foli me të.

Në dhomat e zhveshjes më pas gjithçka u ekzagjërua, ku ish-lojtari i Liverpool goditi me grusht shokun e tij të skuadrës, dhe është dashur ndërhyrja e pjestarëve të tjerë të ekipit për t’i ndarë.

Dëshmintarët okularë thonë se goditja e Mane la një shenjë në fytyrën e Sane, dhe sipas “The Athletic”, Sane mbeti me buzë të mavijosur e të gjakosur.

Një video po qarkullon në internet ku lojtarët e Bayern Munich ishin duke u larguar nga hoteli në Angli dhe shikohet Sane i cili ka vendosur një kapele dhe në momentin që shkon tek autobusi i rrethuar nga fansat, ai mundohet të mbulojë fytyrën e tij dhe të mbledhë buzët për të mos u dukur nga kamerat apo tifozët. Gjithashtu edhe Mane nuk ndalon kur fansat i kërkojnë foto apo autografe.

Sipas raportimeve në Gjermani, Mane mund të marrë një dënim të ashpër nga klubi./ h.ll/abcnews.al

@ejcclips Leroy Sane covers face following reports of being PUNCHED by teammate Sadio Mane🥊💥 @FC Bayern #bayernmunich #uefachampionsleague #ucl #sane #mane #punched #fight #munich ♬ original sound – Ejcclips

Read Previous

62 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

Read Next

Kurti sot do të takohet me ministrin e Drejtësisë të Danimarkës