VIDEO/ 13 të vdekur nga përplasja e një kamioni me një automjet në Meksikë

Një kamion është përplasur me një automjet tjetër në një autostradë në shtetin verior meksikan të Tamaulipas të dielën në mëngjes, duke shkaktuar 13 viktima.

Dy automjetet u përplasën  dhe morën flakë, shpjegoi Departamenti i Sigurisë Publike Tamaulipas.

Sipas mediave meksikane, trembëdhjetë viktimat i përkisnin së njëjtës familje dhe kishin marrë me qira kamionin për të shkuar nga qyteti i Monterrey (në veri) në shtetin e Veracruz (në lindje). Sipas burimeve të tyre, numri i të vdekurve mund të kalojë 20. /abcnews.al

Read Previous

Vitia: Puna e infermierëve, boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor

Read Next

4 lojtarët që Pochettino dëshiron te Chelsea, 3 prej tyre kampionë bote