Klubi i njohur anglez, Arsenali ka publikuar tetë vepra të artit nëpërmjet të cilave festohet trashëgimia, suksesi dhe marrëdhëniet e klubit me komunitetin, por edhe legjendat që kanë qenë pjesë e këtij klubi.
Në artet e veçanta të publikuara nga klubi londinez kanë marrë pjesë edhe tifozë të Arsenalit nga mbarë bota, ku nuk ka munguar as flamuri i Kosovës.
Topçinjtë kanë punuar me legjendat e skuadrës, familjet e tyre e artistë të ndryshëm në nëntë muajt e fundit, për të dizajnuar e për të jetësuar këtë art.
Në këtë projekt nuk janë përfshirë lojtarët aktual, por më shumë se 700 përkrahës të skuadrës, të cilët kanë përcjellë Arsenalin për shumë vjet, kanë dhënë kontributin e tyre.
Arsenal Kosovo Supporters Club kanë reaguar pasi flamurin ynë u pa në një nga veprat e artit, duke shkruan në faqen e tyre se një ëndërr është bërë realitetit.