Vetëvendosje në përkrahje të grave në biznes

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një panair të produkteve vendore ku pjesmarrës ishin biznese që merren me prodhimin e produkteve të ndryshme e veshmbathjeve e poashtu disa organizata jo qeveritare.  Të gjithë patën mundësi të shpalosin para të pranishmëve punën e tyre. Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga LVV, Mimoza Kusari Lila tha se bashkëpunimi që kanë pasur në të kaluarën do të  vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

Ajo shtoi se fokusi do të jenë fuqizimi ekonomik i grave përmes mbeshtetjes së bizneseve të tyre.

Më shumë se 20 biznese morën pjesë në panairin e organizuar nga LVV, me ç’rast shumë qytetarë patën mundësi të shohin nga afër produkte vendore dhe prodhime tjera.

Read Previous

Hoti thotë se nuk e kishte ditur se është vepër penale kur shkroi se kryeministri Kurti mund të vritet

Read Next

Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin