Vetëm një klub në top 5 ligat e Evropës mbetet i pamposhtur

Në pesë ligat më të forta të futbollit në Europë ka mbetur vetëm një klub që nuk ka pësuar ende asnjë humbje.

Ky është PSG. Më parë, Napoli ishte në mesin e të pamposhturve, por në ndeshjen finale të javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra e Luciano Spallettit u mposht nga Liverpool me rezultat 2:0.

PSG ka 15 fitore dhe katër barazime në 19 ndeshje këtë sezon.

Të mërkurën, më 2 nëntor, ekipi i Christophe Galtier do të takohet me Juventus në javën e 6 të fazës së grupeve të Champions League. /G.D abcnews.al/

Read Previous

​Digjet një tjetër veturë me targa RKS në veri

Read Next

VIDEO/ Ukraina rrëzon dy helikopterë rusë në tre minuta