VIDEO/ Ukraina rrëzon dy helikopterë rusë në tre minuta

Ukraina ka rrëzuar dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta. Armët kundërajrore goditën Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit dje në mbrëmje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

Helikopteri sulmues njëvendsh që kushton 12 milionë paund është mbiquajtur Peshkaqeni i Zi dhe përshkruhet si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë. Sistemi i tij i menaxhimit të fushëbetejës e lejon të ndajë të dhëna me mjete të tjera fluturuese për të koordinuar operacionet e sulmit.

Pamjet vijnë disa javë pasi trupat ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta. Ukraina hodhi po ashtu në erë një helikopter Mi-8 në Donetsk me anë të një rakete tokë-ajër. /abcnews.al/ /abcnews.al/

Read Previous

Vetëm një klub në top 5 ligat e Evropës mbetet i pamposhtur

Read Next

The Guardian: Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit nga pala angleze për kalimet ilegale me gomone