The Guardian: Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit nga pala angleze për kalimet ilegale me gomone

Shqipëria ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar mbi kalimet ilegale në Kanalin e La Manch-it.

Kështu shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”, e cila thekson se ka komunikuar me një burim nga Qeveria shqiptare.

Burimi nga pala shqiptare ka deklaruar se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar.

“The Guardian” specifikon se një arsye e mundshme për mospërcjelljen e informacionit nga Ministria e Brendshme britanike është formulimi i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 për dëbimet e përshpejtuara të atyre që vijnë ilegalisht.

“Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar”, tha një burim në qeverinë shqiptare.

“E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani”.

Më shumë se 38 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit.

Rreth 12 mijë prej tyre raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Spike in Albanian nationals traveling to Britain on small boats – POLITICO

Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në Qeverinë britanike.

Tirana ka siguruar oficerët e Forcave Kufitare për të operuar në Dover, siç kërkohet nga Zyra e Brendshme, dhe zyrtarët kanë kontrolluar ata që po fluturonin jashtë Shqipërisë.

Burimi tha, megjithatë, se rrugë të shumta po përdoreshin nga shqiptarët, duke përfshirë ikjen në Kosovë për të marrë një autobus në Gjermani dhe një tren për në Francë.

“Ata nuk po bëjnë asgjë të paligjshme derisa vendosin të hipin në varkat e vogla”, tha burimi.

Më tej besohet se shumë nga shqiptarët nuk kishin jetuar në Shqipëri, por gjetkë në Evropë.

Qeveria shqiptare nuk ka parë një rritje të nisjeve nga vendi që të korrespondojë me rritjen e numrit që kalojnë Kanalin.

Megjithatë, zhgënjimi kryesor në Tiranë është dështimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të zbatuar një marrëveshje për dëbimet e shpejta të atyre shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në MB nëpërmjet një vendi të tretë të sigurt.

Numri i shqiptarëve që kërkuan azil në BE këtë vit ishte 41% më i ulët se në vitin 2019, para pandemisë COVID-19.

“Bëhet pak e mërzitshme të dëgjosh vazhdimisht se Shqipëria duhet të bëjë më shumë”, tha burimi.

“Ata do të ndalonin së ardhuri nëse do të përballeshin me rrezikun që të ktheheshin menjëherë. Ka funksionuar në Gjermani dhe Francë”.

Just for translating into investigations and trials against illegal Albanians and drug dealers, 1.2 million pounds were spent in Britain - Free Press

 /Albanianpost.com

Read Previous

VIDEO/ Ukraina rrëzon dy helikopterë rusë në tre minuta

Read Next

Gjigantët e teknologjisë mund të detyrohen të hapin shërbimet ndaj firmave të tjera në BE