Vetëm dje 219 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në QKUK

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit 219 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në QKUK.

Sipas njoftimit, në Emergjencë janë kryer 40 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona.

“219 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bazë të raportit të punës për 24 orëshin e fundit. Në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) janë trajtuar 70 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 38 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 59 pacientë. Janë kryer 40 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress/

Read Previous

Formohet Grupi Konsultativ i cili do të ndihmojë Hajrulla Çekun gjatë mandatit të tij të MKRS-së

Read Next

15 prilli, Dita Botërore e artit, vajzat nga Gjakova sjellin artin në forma të ndryshme