Vetaksident në Veternik, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ndodhi në Veternik të Prishtinës.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhë një aksident trafiku.  Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Flora Ahmeti. /EkonomiaOnline/

Read Previous

Gjakovë, 47 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Auditori i Brendshëm ka realizuar 100% planin e punës për vitin 2020