Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Planqor të komunës së Gjakovës, (rruga Gjakovë-Deçan). Personi i vetaksidentuar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, njofton për Tv Syrin, Sheremet Elezaj, zëdhënës në DRP, Gjakovë.
Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar.
Raporti policor:
“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”.