Iu desh vetëm një goditje e fortë me dorën majtë për ta mposhtur kundërshtarin. 25 vjeçari nga Gjakova, Venhar Haziri ka arritur që në raundin e dytë me nokaut të fitojë meqin kundër turkut, Sabri Altok. Kjo garë e cila u mbajt në Tetovë u zhvilluar në kuadër të kampionatit evropian WBF. Përgjatë këtij meqi Haziri me shumë pjekuri dhe shpirt luftarak arriti që të shënjestrojë mirë, goditje kjo që e bëri turkun të heq dorë.
Venhari tha se edhe pse në kilogram dhe gjatësi kundërshtari ishte më i madh, ai nuk u dorëzua pa arritur në cak. Doli fitues në kategorinë super welter.
Dihet se ka një kohë që Haziri bokson për klubin shqiptar Arena Boxing trajner i të cilit është Fatjon Sorra. Por fillimet e tij i ka në KB “Gjakova 137”. Edhe tani ai vazhdon të stërvitet në këtë klub bashkë me trajnerin Sejdi Nivokazi dhe të tjerët. Padyshim që arritjet e tij janë krenari jo vetëm për ish-klubin por edhe për qytetin e Gjakovës.
Përndryshe Venhar Haziri ka zhvilluar deri më tani shtatë meqe profesionale, prej tyre ka shënuar katër fitore një barazim dhe një humbje. Synimet e tij janë debutimi dhe sukseset në arenën botërore.