Bazuar në nenin 22 dhe 23 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MMPH Nr. 15/2017 për Kriteret për Përcaktimin e Zonave të Mbrojtura Sanitare të Burimeve të Ujit në Liqenin e Radoniqit, ndalohen:
– Shfrytëzimi i liqenit për peshkim pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të KRU “Gjakova” Sh.A.-Gjakovë.
– Qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afër Iiqenit akumulues Radoniqi në rreze prej 500m nga uji, pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të KRU “Gjakova” Sh.A.
– Qarkullimi i barkave me motor në liqe.
– Të gjitha aktivitetet të cilat mund të kenë ndikim në ndotjen dhe de-natyralizimin e liqenit dhe bregut të tij.
– Çdo shfrytëzim i zhavorrit dhe i masës drunore në zonën e bregut të Iiqenit në rreze prej 500m nga uji, pa leje dhe autorizim përkatës nga Drejtoria për Ujëra pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtoria e Pylltarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë.
– Peshkimi me më shumë se tre kallama.
– Peshkimi gjatë kohës së shumëzimit deri më 1 Qershor.