Vëllaznimi shpallet kampion në kategorinë e pionereve në hendboll

Vajzat e klubit të henbollit Vëllaznimi në kategorinë e pionereve ia kanë dalë të shpallen kapmpione për këtë sezonë. Pas shumë ndeshjeve lojtaret e Vëllaznimit kanë treguar rezultate shumë të mira duke treguar talent e efikasitet në lojë.

Në Ferizaj janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndeshja për vend të tretë dhe finalja, ku triumfoi Vëllaznimi që mposhti Vushtrinë me rezultat 25:14.

Nga skuadra gjakovare më së shumti u dallua, Bora Zejnullahu që udhëhoqi skuadrën me 14 gola. Orgesa Gola e Alba Bardhi kontribuan me nga 3 gola, duke i dhënë kështu skuadrës gjakovare epitetin e Kampionit.

Read Previous

Festivali i parë i videolojërave në Kosovë – XP Game Fest

Read Next

Koreja e Veriut, ata që shikojnë filma të huaj, ekzekutohen në publik