KF “Vëllaznimi” ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer duke mposhtur KF “Rahovecin” me rezultat 1-3 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në kuadër të javës së 8-të të Raiffeisen Ligës së Parë. Kjo fitore siguron tri pikë të rëndësishme për ekipin gjakovar.
Golashënuesit e ndeshjes:
Altin Vojvoda ⚽️
Rron Rogova ⚽️
Nikson Memaj ⚽️
Rezultati i sotëm e mban Vëllaznimin në garë për pozitat e larta në kampionat, duke vazhduar me performancat e mira këtë sezon. /tvsyrivision/
Vëllaznimi mposht Rahovecin dhe siguron tri pikë të çmuara