Ka vdekur 16-vjeçari i cili i plagosur në kokë ishte dërguar nga Istogu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Të miturin e kishte plagosur aksidentalisht një zyrtar policor, familjar i tij.
Zyrtari policor ishte arrestuar menjëherë dhe ndaj tij ishte ngritur vepra për “vrasje të mbetur në tentativë”. Po ashtu, ishte suspenduar nga puna./Koha.net