Vdes një person derisa ishte duke luajtur futboll në Klinë

Një person derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë të sportit ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:57 në fshatin Gllarevë, në Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanos dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, si dhe është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Komandanti i KFOR-it: Situata kaq e tensionuar në veri rrezikon të shndërrohet në incidente të dhunshme

Read Next

40 mijë kosovarë drejt bregdetit, kolona kilometrike në Rrugën e Kombit