Vdes 17-vjeçarja kosovare në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

Daja i 17-vjeçares ka njoftuar përmes Facebook-ut se edhe një muaj ajo do të mbushte 18-vjeç.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Pejës.

/GazetaExpress/

Read Previous

Instagrami ndryshon logon dhe fontin e shkronjave

Read Next

Filmi “Triangle of Sadness” fimi fitues në Cannes